Nderron jete ne burgun e Peqinit Andon Mehillaj

RTV KLAN 2020-02-03

Views 1

I dënuari me burgim të përjetshëm, Andon Mëhillaj, ka ndërruar jetë gjatë natës në burgun e Peqinit.

Sipas informacioneve paraprake, thuhet se 44-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë nga infarkti.

Andon Mëhillaj u konstatua mbrëmjen e kaluar nga gardianët në gjendje të përkeqësuar shëndetësore. Ata e transportuan në spitalin e burgut dhe më vonë në QSUT në Tiranë, ku edhe ndërroi jetë.

Familjarët e Mëhillajt thanë jashtë kamerave se ai vuante nga zemra që në momentin që hyri në burg. Ata bëjnë përgjegjës strukturat shtetërore se e lanë 44-vjeçarin të izoluar, duke mos i dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Mëhillaj u dënua si sekseri që ndërmjetësonte ?pazaret? mes biznesmenëve dhe Julian Sinanajt, duke bërë rolin e negociatorit.

Pjesë e bandës ishte dhe kushëriri i tij, Genis Mëhillaj, i cili figuronte në faqen e Interpolit si person në kërkim për ?Akte terroriste? dhe ?Financim të terrorizmit?.

Ky grup u zbulua pas rrëfimit të të penduarit Julian Sinanaj, i cili i ka shpëtuar dënimit me burg përjetë dhe u dënua me 25 vite heqje lirie.

E ashtuquajtura ?Banda e tritolit? u dënua për 38 akuza, përfshi vrasjen e Sokol Veizit dhe Agron Çelës, si dhe për vendosjen e tritolit ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ardian Kollozi.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form