Koronavirusi, mjeket Kujdes higjienen

RTV KLAN 2020-02-03

Views 16

?Shqipëria nuk ka ende asnjë rast të prekur me koronavirus. Përdorimi i maskave në rrugë është i panevojshëm, sipas mjekëve infeksionistë, por shtimi i higjienës personale po?.

?Duhet të shmangni kontaktet e afërta, përdorimi i pecetave kur kolliteni dhe hedhja në kosh e tyre dhe larja e duarve?, thotë mjekja infeksioniste Nevila Gjermeni.

Shmangia e ambienteve të mbyllura dhe të mbipopulluara është një ndër rekomandimet e mjekëve por si duhet të veprojmë në rastet kur përdorim transportin publik.

Shqipëria vazhdon të konsiderohet vend me risk të ulët për prekjen nga koronavirusi, por gjithsesi në sistemin shëndetësor janë shtuar masat, përforcuar ekipet e mjekëve dhe është rritur survejanca.

?Task-Forca e përbëre nga 24 ekspertë të institucioneve shëndetësore mblidhet çdo ditë për rivlerësimin e masave të marra dhe pas deklarimit të situatës shëndetësore emergjencë ndërkombëtare nga OBSH, kam ngritur Komitetin teknik për parapërgatitjen në marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit?, shprehet ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Pas shpalljes së situatës emergjencë globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, edhe në vendin tonë janë shtuar masat për kontrollin, gjurmimin e rastit dhe izolimin e tij.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form