?Historia ime?, në Tv Klan ditën e sotme soli historinë e dhimbshme dhe tepër të trishtë të një gruaje 52- vjeçare nga një fshat i qarkut Elbasan.
Ajo është nënë e 4 fëmijëve dy prej të cilëve kanë lindur me probleme shëndetësore. Për shkak të mentalitetit, ajo nuk ka dashur të zbulojë identitetin e saj dhe prandaj në studio ajo preferon ta quajnë Leta.
52-vjeçarja ka rrëfyer problemet me skamjen, sëmundjet dhe vështirësitë e shumta. Është martuar kur ka qenë pa mbushur 18 vjeç me mblesëri, me një djalë që nuk e njihte dhe këtu filluan edhe sfidat për të.
Familja e bashkëshortit të saj ishte shumë e varfër dhe vështirësitë ekonomike e detyruan që pas ardhjes në jetë të dy fëmijëve, ajo me burrin të vendoseshin në një shtëpi më vete.