Report TV -Aksioni kundër informalitetit, vetëm në janar 40 % e bizneseve kanë kryer shkelje

Report TV 2020-02-03

Views 0

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vijon aksionet kundër evazionit fiskal dhe informalitetit. Për vitin 2020 në fokus janë disa nga sektorët që gjatë vitit të kaluar janë identifikuar si të riskuar sa i takon evazionit, siç është ndërtimi, sektori i hidrokarbureve dhe baret e restorantet. Po ashtu një vëmendje e shtuar do t?i kushtohet edhe mos deklarimit të pagave reale.

Inspektorët tatimorë vetëm në muajin janar 2020, kanë kryer në total 1971 kontrolle, ku 872 biznese kanë rezultuar në shkelje të legjislacionit tatimor. Pra pas kontrolleve të ushtruar është konstatuar se rreth 40% e bizneseve të kontrolluara ishin në shkelje.

Share This Video


Download

  
Report form