Report TV -100 familje përfitojnë nga kreditë e buta, përcaktohen kategoritë prioritare

Report TV 2020-02-03

Views 2

Lezhë -100 familja të pastreha në Bashkinë Lezhë do të përfitojnë kredi të buta, ku prioritet kanë çiftet e reja, familjet e komunitetit rom dhe egjiptian, gra kryefamiljare, gra të dhunuara, por edhe familje të tjera që nuk bëjnë pjesë te këto grupe. Miratimi i kredive të buta u bë gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, ku u vendos edhe ngritja e komisionit të strehimit si dhe sistemi i pikëzimit për programet sociale të strehimit. Nënkryetarja e Bashkisë Lezhë, Oljana Moriseni e cilësoi një lajm shumë të mirë për familjet e shtresës së mesme që dëshirojnë të përfitojnë nga programet e strehimit që ofron bashkia.

Share This Video


Download

  
Report form