ELBASAN- Një ndjekje nga Korça e një makine me të dyshuari nga policia, ka përfunduar me një aksident në Elbasan në afërsi të Krastës. Ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd ku pas ndjekjes së personave të dyshuar, policia ka ngritur edhe një postbllok për ndalimin e tij.
Por personi që po ndiqeshin nuk i janë ndalur dhe kanë përplasur postbllokun. Burime për Report Tv bëjnë me dije se i dyshuarit ka qëlluar edhe me armë. Ndërkohë nga aksidenti kanë mbetur të plagosur të paktën tre të plagosur, ku njëri prej tyre është efektiv i policisë i cili ka pësuar frakturë edhe në këmbë. Pas aksidentit policia ka mundur të arrestojë autorin e kësaj ngjarje.
Në aksidentin e shkaktuar nga i arrestuari janë përfshirë edhe një autoshkollë si dhe një makinë tjetër që ishte pranë postbllokut të policisë.