Operacioni Forcat e Ligjit ka bërë publik dy personat e parë që duhet të justifikojnë pasuritë e tyre. Ata janë Lulzim Berisha dhe Ardjan Çapja.
Në një deklaratë për mediat nga Policia e Shtetit, punonjësja e OFL ka bërë me dije se këta dy persona duhet të justifikojnë pasurinë e tyre brenda 48 orësh, kërkesë të cilën kjo strukturë policore ua ka nisur me shkrim.
?L.B. 49 vjeç lindur dhe banues në Durrës, drejtues i një grupi kriminal. Ky shtetas në vitin 2012 është dënuar me burgim të përjetshëm dhe në vitin 2016 Gjykata e Apelit e ka liruar?.
A.Ç. 52 vjeç i dënuar për vrasjen e punonjësve të policisë mbetur në tentativë. Ky shtetas dyshohet si organizator i një sërë vrasjesh të ndodhura në Elbasan. Dyshohet se ka kryer vrasje me pagesë.
Këta inividë duhet t?u përgjigjen me shkrim brenda 48 orësh të gjitha pyetjeve të OFL?, deklaroi punonjësja e Operacionit Forca e Ligjit. /tvklan.al