http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Hapat e parë drejtë zyrës së kryeministrit, shefi i ri i ekzekutivit Albin Kurti i bëri duke ecur mbi tapetin e kuq.Me një ceremoni të vecante, në mungesë të Ramush Haradinaj, I cili ndodhej jashtë vendit, ish-zëvendëskryeministri i parë Behgjet Pacolli i dorëzoi postin kryeministrit të ri Albin Kurti.Pas kësaj ceremonie u zhvillua takimi mes Behgjet Pacolli dhe Albin Kurtit në zyrën e shefit te qeverise.Pacolli u shpreh se Kosovën e presin sfida të mëdha, ndërsa Kurti e falënderoi dhe tha se do të punojë shumë për vendin.Kurti u zgjodh kryeministër një ditë më parë nga Kuvendi me votat e 66 deputeteve. Në kabinetin e tij, ai do të këtë dy zëvendëskryeministra dhe 15 ministra.Sfida kryesore të qeverisë do të jenë dialogu me Serbinë dhe arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse. Gjithashtu zhvillimi ekonomik, rritja e punësimit, luftimi i korrupsionit, fuqizimi i rendit dhe ligjit jane shtyllat te rendesishme te programitKurti ka premtuar se buxheti i Kosovës do të arrijë në 3 miliardë euro, nga 2.3 qe ka qenë vitin e kaluar.