FIER- Punëtorët e rafinerisë së naftës në Ballsh kanë vijuar protestën edhe gjatë kësaj të marte. Ata kanë tentuar që të kalojnë portën kryesore të uzinës por nuk janë lejuar nga policia private. Punonjësit e Uzinës së Naftës në Ballsh, ?Tosk Energji? kërkojnë pagat e prapambetura, të cilat thonë se kanë 4 muaj pa i marrë.