Basha takon ambasadoren e SHBA dhe presidentin e PE

RTV KLAN 2020-02-04

Views 0

E marta ishte një ditë e ngjeshur takimesh për Lulzim Bashën, në zyrën e të cilit u ngjit Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara, Juri Kim. Zbatimi i reformave dhe zgjidhja e krizës politike qenë në fokus të bisedës së zhvilluar mes tyre, çka e konfirmoi pas takimit edhe kreu i demokratëve, i cili paralajmëroi zhvillime të reja politike ditët në vijim.

?Dita e zhvillimeve politike sot dhe atyre që do të vijnë do të jetë plot me lajme, me prioritete, me zhvillime. Për një gjë ju siguroj, se gjithçka që po bëhet po bëhet për t?i shërbyer një qëllimi që shkon përtej Partisë Demokratike dhe opozitës, qëllimi për t?u dhënë shqiptarëve një rrugë shprese dhe dalje nga kriza. Kështu që në këtë kuptim ndjehem i inkurajuar nga takimet sot dhe do të vazhdoj t?ju mbaj të informuar?.

Pas takimit me kreun e opozitës një reagim pati edhe Ambasada Amerikane në faqen zyrtare, ku sqaron se Ambasadorja Kim nxiti të gjitha palët të qëndrojnë në tryezë dhe të përfundojnë një Kod Zgjedhor. Më herët në një tjetër takim, Lulzim Basha priti edhe Presidentin e Parlamentit Europian, David Sasoli.

Në fokus ishin kriza politike dhe hapja e negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Vetë Lulzim Basha lajmin e ndau me ndjekësit e tij në rrjetet sociale ku tha se kishte garantuar zyrtarin e lartë të Parlamentit Europian se Partia Demokratike dhe opozita e Bashkuar po bën gjithçka, që aspirata e shqiptarëve të bëhet sa më parë realitet. Pavarësisht krizës që ai thotë se po kalon vendi Bashkimi Europian dhe respektimi i vlerave europiane është e ardhmja e vetme e Shqipërisë.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form