Vrasja makabre e 33- vjeçares nga burri, gazetarja: Mblesët e kanë kthyer në biznes

RTV KLAN 2020-02-04

Views 8

Një temë shumë delikate por për fat të keq aktuale, është ajo e vrasjes së grave nga bashkëshortët e tyre. Mbrëmjen e sotme në ?Opinion? në Tv Klan, është marrë në analizë rasti i rëndë i vrasjes së 33-vjeçares në Xhafzotaj në Durrës, nga dora e bashkëshortit të saj dhe babait të tre fëmijëve të tyre.
Shkak për këtë vrasje makabre, në sy të tre fëmijëve, më e madhja 10 vjeçe dhe djali i vogël rreth 1 vjeç, është bërë xhelozia e bashkëshortit.
Ndërkohë, gazetarja Eviz Ahmeti u shpreh se një fenomen që po ndikon negativisht në marrëdhënien mes bashkëshortëve dhe që bëhet shkak për ngjarje të rëndë, është martesa me mblesëri.
Ahmeti thotë se edhe në Tiranë eksitojnë sot persona që kryejnë mblesëri, të cilët e kanë kthyer në biznes bashkimin e dy familjeve.
?Unë madje shpesh edhe irritohem me ata persona që trokasin në dyert e vajzave shqiptare, me mblesët, që e kanë kthyer në biznes, dhe marrin para për kundrejt asaj trokitjes në derë, që vajza e filanit është bërë për tu martuar. Në moshën 16, 17, 18? ekziston edhe sot, edhe në mes të Tiranës. Jam e sigurt se e prek çdo ditë. Pra ai zotëria e ka zgjedh vërtetë vetë, por ajo vajzë ka dalë nga dera e babait. Sot kam komunikuar me babain e vajzës dhe me deklaroi se ?nuk e di se çfarë ka ndodhur, por di sesi mund të arrijë ky individ deri në momentin që t?i marrë jetë vajzës time dhe të shkëpusë djalin e vogël nga gjiri i nënës?. Se është më pak se dy vjeç dhe ushqehej me gji. Por që mblesët ekzistojnë dhe e kanë kthyer në biznes, këtë ta garantoj unë. Ky zotëri o e ka parë diku, o ia ka rekomanduar dikush dhe zonja nuk ka pasur mbështetje nga familja e origjinës dhe ka shumë raste të tilla. Në momentin që del nga dera e babait ti nuk mund të kthehesh më pas, për çfarëdolloj arsye, sepse nuk e ke më mbështetjen e tyre...? /tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form