Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar kërkesë me shkrim tre personave të tjerë, për të cilët kërkon që të justifikojnë pasurinë e tyre.
Ata janë Dashamir Gj. nga Durrësi i dënuar në Itali për trafik të qenieve njerëzore, Emiljano H. nga Durrësi i dënuar në Gjermani për trafik droge dhe pastrim parash, dhe Edlir H. nga Durrësi i cili ka lidhje familjare me Emiljano H. Dyshohet se Edlir H. ka pasuri me prejardhje nga aktivitete kriminale.
Në një deklaratë për mediat nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, punonjësja e OFL deklaroi se këta persona duhet t?u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe përgjigjet e marra do t?i dërgohen SPAK-ut, i cili do të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre.
Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t?i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre. /tvklan.al