Koronavirusi, eksperti USA: Është armë biologjike, u krijua ne laborator

Top Channel Albania 2020-02-05

Views 14

Francis Boyle, profesor i të drejtës ndërkombëtare në universitetin e Ilinois dhe krijues i Legjislacionit të Armëve Biologjike në SHBA, hedh hije të reja mbi virusin që shpërtheu nga qytetin kinez i Wuhanit dhe tani po frikëson mbarë botën.


?Koronavirusi është një armë biologjike lufte, i krijuar në një laborator të Wuhanit dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë është në dijeni të këtij fakti?, ka deklaruar ai në një intervistë për site-n Geopolitics and Empire.

Eksperti amerikan pretendon se virusi doli nga një laboratori i sigurisë së lartë në Wuhan, BSL-4. Ky laborator është qendër kërkimore e OBSH-së, ndaj nuk ka mundësi, sipas Boyle, që kjo e fundit të mos dinte gjë për ekzistencën e tij.

Deklaratat e profesorit bien ndesh me variantin zyrtar, sipas të cilit koronavirusi u përhap nga një treg peshku dhe kafshësh të egra në këtë qytet. Një version të tillë e kanë kontestuar edhe ekspertë të tjerë të sektorit. Revista prestigjoze The Lancet shkruante përpara pak kohësh se rasti i parë i sëmundjes ishte shfaqur 10 ditë përpara infektimeve të lidhura me tregun në fjalë, të cilit, pacienti zero, nuk i ishte afruar fare.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FrancisBoyle#CoronaVirus#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form