Ora News - Halimi: Ligji vendos SPAK dhe BKH nën urdhrat e ministrit të Brendshëm

Ora News Lajme 2020-02-05

Views 0

#rtvora #oranews

Ish Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, nuk nguron të mbështesë vullnetin e qeverisë kundër krimit por ai argumenton se ligji i njohur me termin ?Anti-KÇK?, shkel kushtetutën, të drejtat e njeriut dhe uzurpon kompetencat e SPAK dhe BKH. Halimi, duke ju referuar kushtetutës dhe vendimeve të gjykatës evropiane thotë se ky ligj vendos kreun e SPAK nën urdhra të drejtpërdrejtë të ministrit të Brendshëm.

Ish-Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ngre pikpytje mbi ligjin special të qeverisë, i njohur si ?anti KÇK?, duke theksuar se paraqet probleme në raport me një proces të drejtë ligjorë.

Në një analizë të thellë teknike, Halimi, thotë se ky ligj uzurpon kompetencat e institucioneve të pavarura, e kjo sipas tij me një gjuhë diplomatike u tha edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Eduard Halimi: Merren në një dorë edhe gjurmimi i veprimtarisë kriminale edhe hetimi i veprimtarisë kriminale. Mbledhja në një dorë edhe e hetimit edhe e gjurmimit është një zgjidhje e papërshtatshme, e cila vjen në kundërshtim të paktën me 5 vendime të Gjykatës Kushtetuese dhe me 5 vendime të Gjykatës së Strasburgut. Hartimi i një liste të zezë me eksponentë të krimit, të cilët kanë vënë pasuri të paligjshme është detyrë e gjurmimit të policisë, por hetimi i këtyre i këtyre individëve duhet të bëhet nga institucione të pavarura, gjykatë dhe prokurori e pavarur.

Eduard Halimi, thotë se çdo nismë e qeverisë kundër krimit duhet inkurajuar, por kurrsesi thotë ai nuk duhet pranuar që ?Anti KÇK?, të marrë kompetencat e SPAK dhe BKH.

Eduard Halimi: Policia duhet të jetë në shërbim të SPAK dhe jo SPAK në shërbim të policisë, sepse mënyra si është shprehur qeveria në ligjin që ka miratuar vetë, thotë se OFL do të ketë në përbërje të vetë drejtorin e SPAK dhe do të drejtohet nga ministri i Brendshëm. Pra drejtori i SPAK do të jetë një nga anëtarët e OPL bashkë me drejtorin e policisë dhe institucioneve të tjera dhe në krye do të jetë ministri i Brendshëm që do të ketë në dorë gjithë pjesën e gjurmimit dhe hetimit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/cfare-fshihet-pas-anti-kck-halimi-ligji-vendos-spak-dhe-bkh-nen-urdhrat-e-ministrit-te-brendshem

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form