Kreu i sindikatës së policëve: Emërimi i Veliut i paligjshëm! Drejtori raport të keq me vartësit

Report TV 2020-02-06

Views 0

Kreu i sindikatës së punonjësve të policisë, Sadetin Fishta, tha se do ta anikojë vendimin e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit nëse lë në detyrë drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Në një prononcim për medias pas seancës, Fishta tha se Veliu ka bërë emërime të padrejta, të personave që nuk kanë pasur gradën e duhur, ndërkohë që shtoi se ai nuk bashkëpunon me sindikatën dhe nuk ka raport të mirë me vartësit.

"Marrëdhënia e sindikatës me drejtorin e Përgjithshëm, qëkur ka ardhur marrëdhëniet i ka pasur në nivel zero. Në sqarimin që i dha komisionit, u shpreh që unë si drejtor i Përgjithshëm, ligji parashikon të ketë shumë sindikata. Kjo nuk e ka ndaluar dr që marrëdhëniet me sindikatën t'i ndërtojë në sajë të marrëveshjeve në fuqi, dhe atë nuk e ka njohur. Dhe ka shkelur detyrimet që ka pasur. Drejtori i përgjithshëm ka larguar edhe drejtues sindikate nga detyra, që në sajë të marrëveshjes duhej të ishte marrë mendimi i sindikatës, ka emëruar në poste pa e merituar me grada. Këto janë më e pakte që ka bërë shkelje, ka pasur punonjës policie që kanë fituar gradë në gjykatë, dhe ka emëruar efektivë me dy grada më poshtë. Komisioni i quajti si ankesa që nuk qëndrojnë, nuk rrezikojnë pozitën e dr të përgjithshëm në raport me ligjin.

Me këto që dëgjuam nga raporti shohim që raporti është përpiluar kryesisht nga struktura shtetërore,se drejtorin e përgjithshëm e emëroi kryeministri, duke shkelur edhe ligjin në fuqi, pavarësisht se komisioni e quajti të ligjshëm. Edhe vendimi për emërimin e tij është i paligjshëm.

Raporti që ka ai me vartësit e vet është ajo që shpreh nëse ky drejtues duhet të jetë po jo në detyrë", u shpreh kreu i sindikatës së punonjësve të policisë.

Share This Video


Download

  
Report form