Report TV - Veliu drejt konfirmimit në detyrë: Jetoj me qira, kam prenotuar apartament 79 mijë €

Report TV 2020-02-06

Views 2

TIRANË - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka dolë sot para komisionit të vettingut, i vetëm dhe pa praninë e një avokati. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, në analizim të të dhënave tha se kryepolici nuk ka probleme me pasurinë, pastërtinë e figurës, apo aspektin profesional. "Nëse komisioni do të më japë mundësinë të bëj serish punën time, jam udhëhequr nga ndershmëria dhe virtytet do i kem deri në fund të ditës sime në punë. Respektoj çdo vendimmarrje", tha Veliu, teksa vendimi për të do të jepet më 7 shkurt në orën 09:45.

Kryepolici Veliu ka deklaruar një apartament në Tiranë me vlerë 79 mijë euro i cili është në ndërtim e sipër, ndërsa ka shtuar se ka paguar deri më tani 37 mijë euro. Aktualisht, së bashku me bashkëshorten e tij, Veliu ka deklaruar se jeton në një shtëpi me qira në Tiranë.

Veliu ka deklaruar dhe një kredi 5 milionë lekë, dhe të ardhura familjare. Mbi këto të ardhura, ai ka deklaruar 750 mije lekë të depozituara. Ndërkohë ka edhe 5 mijë euro në bankë nga shitja e një automjeti. Ndërkohë, bashkëshortja e tij ka deklaruar 2 milionë e 400 mije leke te dhuruara nga prindërit. Në deklaratën e prindërve të bashkëshortes së Veliut thuhet se shuma është dhuruar pas shitjes së një apartamenti në Vlorë. Sipas komisionit dhurimi është vlerësuar i ligjshëm.

Sipas komisionit të Jashtëm të Vlerësimit të efektivëve të policisë, ka përputhje të deklarimit të drejtorit të Policisë së Shtetit, me të dhënat e marra nga institucionet. "Subjekti ka kryer deklarim të saktë në perputhje me ligjin. Nuk ka kryer deklarim të rremë dhe nu e ka fshehur pasurinë", u shpreh komisioni.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS