TIRANE- Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca ka deklaruar nga Vlora se Operacioni Forca e Ligjit duhet të ndjekë parimet që kanë të bëjnë me sundimin e të drejtave të njeriut si dhe theksoi se është e rëndësishme që kjo platformë duhet të ndiqet nga SPAK. Ai tha se është në kontakt me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj si dhe paralajmëroi se javën e ardhshme do të takohet edhe me kreun e SPAK.