Report TV -Miratohet shembja e dy pallateve në Lezhë, Ndreu: Kemi 2 mln euro donacione

Report TV 2020-02-06

Views 1

LEZHË- Këshilli Bashkiak i Lezhës i hapi rrugë shembjes së dy objekteve të para që pësuan dëmtime nga tërmeti i 26-nëntorit. Me kërkesë të bashkisë, këshilli miratoi shembjen e pallatit 88 në lagjen "Skëndërbeg" dhe të një pallati 4 katësh në bllokun e banimit pranë lumit Drin.

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu tha se janë siguruar 2 milion euro donacione të cilat do të përdoren për rindërtimin e këtyre pallateve dhe të 9 banesave në lagjen "Sheher" nëse në vlerësimin përfundimtar do të vendoset për shembjen e tyre.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS