#rtvora #oranews
Dhuna në familje u ka marrë jetën tre grave brenda 5 javëve të para të këtij viti. Situatën ministrja e shëndetësisë e cilësoi kambanë alarmi. Manastirliu tha se nevojitet përmirësim i legjislacionit dhe forcim i mekanizmave mbrojtëse për gratë dhe vajzat e dhunuara.
Ogerta Manastirliu: Ka ende gra të cilat janë dhe bëhen viktima të dhunës familjare. Kërkohet me shumë që të merren masa për të forcuar mekanizmin e mbrojtjes së grave, kërkohet një punë më e madhe programe të mirëfillta dhe për dhunuesin.
I pranishëm në konferencën ?Agjenda për gratë, paqen dhe sigurinë? Ambasadori i OSBE u shpreh se Shqipëria ka bërë përmirësime sa i përket barazisë gjinore.
Bernd Borchardt: Shqipëria ka arritur një rezultat më të mirë sesa mesatarja e BE për gratë në pozicione e pushtete, ku zënë 45% të pozicioneve ministrore. Gratë në Shqipëri përfaqësojnë 17% të personelit ushtarak dhe 14% të policisë së shtetit.
Pabarazia gjinore vijon të jetë e pranishme në shoqërinë shqiptare veçanërisht sa i përket të ardhurave, arsimimit dhe ndarjes së punëve të shtëpisë. Indeksi i Barazisë Gjinore e rendit Shqipërinë në vendin e 17 në Bashkimin Europian.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/dhuna-ndaj-grave-kambane-alarmi-manastirliu-duhet-te-bejme-me-shume-ti-mbrojtur
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp