TIRANE-Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku u shpreh sot se raporti i Standart and Poor?s për ekonominë rivërteton edhe një herë që Shqipëria ka një rrezik që vjen nga PPP-të të cilat po bëhen gjithnjë e më të pakontrollueshme. Gjithashtu ajo akuzoi se Korporata e Investimeve është një minë me sahat në ekonominë dhe buxhetin e një vendi në zgrip të varfërisë. Për ish-deputeten demokrate ka vetëm një rrugë për të dalë nga kllapia e rilindjes. "Zgjedhje të parakohshme, politika fiskale serioze në periudhën afatmesme dhe afatgjatë. Kontroll i borxhit dhe luftë të pakompromistë ndaj PPP-ve dhe Korporatës së Oligarkëve si dhe borxhit të fshehur që ato prodhojnë. Liria e tregut, është rruga për të çuar përpara ekonominë e gjithsecilit prej nesh dhe Partia Demokratike është vendosur për ta bere ketë".