Arben Isufaj, i njohur si ?Ben Qimja?, dhe Saimir Taullau janë dy emrat e radhës të listuar nga Operacioni Forca e Ligjit, që do të duhet të justifikojnë krijimin e pasurisë. Isufaj është një emër i njohur për autoritetet shqiptare, pasi ka qenë i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.
Pak vite më parë për të u rrëzua edhe kërkesa e Italisë për ekstradimin e tij për trafik kokaine, ndërsa tashmë sipas policisë do të duhet të justifikojë burimin e pasurisë si person nën hetim në Itali për ?Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike?.
Një tjetër emer që duhet t?i përgjigjet OFL-së për pasurinë e krijuar është edhe Saimir Taullau. Ai njihet në qytetin e Lushnjes si rival i bandës së Lushnjes, ndërsa u ka shpëtuar dy atentateve, i fundit në Tetor të 2017-ës. Taullau njihet si biznesmen në Lushnje ndërsa policia dyshon se të ardhurat e tij vijnë nga veprimtari kriminale.
?Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t?u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t?i dërgohen SPAK-ut, për ndjekje të mëtejshme?.
Gjatë kësaj periudhe janë dërguar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar materialet për 7 subjekte, mes të cilëve anëtarë të fisit Hajri në Shijak dhe anëtarë të familjes Doçi në Shkodër. Pasuritë e tyre janë sekustruar nga OFL-ja, ndërsa ka dyshime se ata janë të përfshirë në rrëmbimin e Jan Prengës.
Tv Klan