Rritja e survejancës për koronavirusin në Shqipëri ka shtuar dyshimet për raste të mundshme të infektuara. Në spitalin infektiv po trajtohen 5 persona që në fillimin mendohej se janë prekur nga ky virus, por analizat faktuan se bëhet fjalë për grip.
?Janë 5 raste të dyshuar por që analizat treguan se bëhet fjalë për grip?, thotë Naja Çomo, shefe e shërbimit infektiv në QSUT.
Gjatë mbledhjes së tretë të Task-Forcës për koronavirusin, Ministria e Shëndetësisë kërkoi sërish qëndrimin në gatishmëri.
Nga raportimet e deritanishme në të gjitha pikat kufitare doganore detare, ajrore dhe tokësore, janë kontrolluar mbi 100 shtetas shqiptarë dhe të huaj që kanë udhëtuar në Kinë, por kanë rezultuar pa shqetësime shëndetësore.
Tv Klan