Fuqia e imagjinatës së një artisti rebel, që ka zgjedhur të mos bëjnë pakt me pushtetin e kohës është e madhe. Por, hera-herës fuqia e pushtetarëve që drejtojnë është edhe më e madhe, përballë fuqisë së kësaj imagjinate. Shfaqja ?Galaksia? e Howard Barke, premierë në skenën e Teatrit Kombëtar, zhvendosur në Artubina, nën regjinë e Rovena Lule Kukës, rrëfen të pathënat midis luftës së një artisti dhe porositësit të veprës së saj, që kësaj here është vet shteti. Regjisorja Lule për ?ReportTV? rrëfen, se përzgjodhi të sjell në skenë një vepër flet për të gjithë njerëzit, veçmas për artistët përballë pushtetit.
?Unë zgjodha këtë vepër, sepse në qendër të saj, personazhi kryesor është një artiste, që flet për të gjithë ne. Lufta e saj me pushtetin për të thënë të vërtetën, ka qenë, është edhe do të jetë gjithmonë?, shprehet regjisorja Rovena Lule. Historia e Galaksias, së cilës i kërkohet që të pikturojë fitoren e Republikës së Venecias në shekullin e XVI, Betejën e Lepantos, është frymëzuar nga artistja rebele, piktorja italiane baroke, Artemisia Gentileschi, por megjithatë mbetet aktuale edhe sot. Regjisorja Rovena Lula ka zgjedhur që sa nëpërmjet skenave erotike edhe atyre të dhunës, të sjellë arrogancën e lavdisë që ndodh edhe në ditët e sotme, veçanërisht kur në qendër të gjithçkaje është një grua.
?Ka shumë ndrydhje, edhe nuk ua vë shumë fajin artistit, sepse mund të penalizohesh edhe mund që të mos vësh dot më një vepër në skenë, apo mund të mos çosh më as ushqim në shtëpi tek fëmijët... Por, të jesh grua në Shqipëri është e vështirë, sepse t?i pargjykohesh vetëm se je femër ?.
Por, a ka Galaksia në vendin tonë, gra të cilat përpiqen deri në pafundësi që mos të bëjnë kompromise me pushtetin. Lule mendon se po.
?Kam takuar! Ka Galaksia, edhe në Shqipëri. Olta Daku është një Galaksia, sepse përherë nëpërmjet artit të saj thotë të vërtetën, edhe karrierën e saj e ka ndërtuar vetëm nëpërmjet talentit të vet?.
Ndonëse, shfaqja sjell në skenën e Artubinës të vërteta të mëdha, aq sa pas rikuperimit të veprës së Galaksias, që lehtësisht mund të interpretohet sa si triumf, aq edhe si një ekzekutim i vet veprës së instrumentalizuar nga shteti, nevoja që artistët në vendin tonë të luftojnë për të thyer frikërat nga pushteti gërthet me të madhe...