Përplasja me armë zjarri në mes të Shkodrës/ Zbardhet rrëfimi i vëllait të polices

Report TV 2020-02-08

Views 0

SHKODËR- Zbardhet dëshmia e njërit nga protagonistët e atentatit me armë në Shkodër, ku u tentua të vritej me pistoletë Mirsad Meta,tashmë i shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës. Ension Buraku, njeriu që së bashku me tre persona të tjerë Argjend Rexha nga Durrësi, Riad Xheladini nga Shkupi dhe Liridon Lusha nga Shkodra, kishin planifikuar ekzekutimin e Mirsad Meta. Motivi i kësaj tentative vrasje, sipas dyshimeve të policisë dhe prokurorisë ka qenë prishja e marrëveshjeve për drogën në Gjermani mes Mirsad Meta dhe Ension Buraku. Por situata mes tyre është agravuar akoma dhe më tepër, kur në 26 janar 2020 në banesën e Ornela Buraka, efektive policie në Durrës dhe motra e Ension Buraka, ka shpërthyer një sasi tritoli, duke sjellë vetëm dëme materiale.

Ension Buraka ka dyshuar menjëherë se ky akt-kriminal është kryer nga kundërshtari i tij Mirsad Meta, në Shkodër. Dhe për pasojë, sipas dyshimeve të prokurorisë dhe policisë Ensioni ka dashur të hakmerret ndaj Metas në Shkodër. Sipas dinamikës së ndërtuar nga prokuroria dhe policia e Shkodrës, në Ension Buraku, gjatë udhëtimit të tij në Shkodër ka marrë dy shokë të tij, Argjend Rexha nga Durrësi dhe Riad Xheladini nga Shkupi. Ndërkohë ka shumë dyshime se Liridon Lusha, nga Shkodra ka mbajtur në mbikëqyrje të gjitha lëvizjet e Mirsad Meta në qytetin e Shkodrës. Në rrëfimin që autori kryesor i këtij atentati Ension Buraku, ka treguar në polici versionin e tij duke marrë përsipër të gjithë ngjarjen dhe shmangur nga implikimi kriminal i tre personave të tjerë të arrestuar nga policia, Buraku është shprehur në polici se:?...në 5 shkurt 2020, unë së bashku me shokët e mi, Argjend Rexha dhe Riad Gjeladini,të cilët i njoh prej disa kohësh, konkretisht Riadin e njoh në shtetin e Gjermanisë, kurse Argjendin e njoh në Shqipëri, i kam takuar në qytetin e Durrësit dhe gjatë bisedave, u shpreha dëshirën atyre që së bashku të pimë një kafe në qytetin e Shkodrës.

Share This Video


Download

  
Report form