Ora News - Vlerësimi zyrtar, tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi një dëm prej 985 milion euro

Ora News Emisione 2020-02-08

Views 1

#rtvora #oranews


Dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit kapin vlerën e rreth 985 mln euro. Shifra u prezantua nga ministri Bledi Çuçi në raportin përfundimtar të vlerësimit.

Ministri Çuçi tha se raporti ka përfunduar në datën 30 janar dhe për këtë është punuar për 45 ditë pa pushim.

"Raporti është hartuar sipas standardeve të BE, BB dhe Agjencive të Kombeve të Bashkuara dhe më të njëjtën metodologji që është përdorur edhe në rastet e fatkeqësive të tjera natyrore në botë.

Krahas ngritjes së këtij sistemi, në kohë rekord u bë verifikimi i 50 mijë ndërtesave të cilat përbëjnë 80% të totalit të objekteve të dëmtuara nga tërmeti si dhe u identifikuan 100% ndërtesat me rrezikshmëri të lartë.

Ndihmë dhanë edhe kryebashkiakët dhe paralelisht janë zhvilluar dhe 4 anketa në 3 qarqe për të evidentuar pasojat socio-ekonomike të familjeve dhe bizneseve.

Ekspertët kanë vlerësuar dëme dhe humbje në shumën prej 985 mln e 74 mijë e 906 euro", tha Çuçi..

Ministri tha po ashtu se dokumenti nuk është shterues dhe do të shërbejë si udhërrëfyes për programin e rindërtimit.

"Qeveria shqiptare do të zbatojë programin e rindërtimit, i cili kërkon bashkëpunimin dhe qasjen aktive të qytetarëve. Deri tani kemi miratuar një fond për këtë program si dhe 18 zona të reja rindërtimi. Ky program mbetet një sipërmarrje e jashtëzakonshme. Për të adresuar çdo problematikë kërkohet një mobilizim i përbashkët i burimeve financiare. Unë besoj se kjo do të ndodhë në konferencën e donatorëve", u shpreh ministri.



Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/vleresimi-zyrtar-termetin-demi-958-milion-euro



 Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form