Rrefimi i trishte: Shoqja me te cilen luaja, nuk e dija qe ishte motra ime

RTV KLAN 2020-02-10

Views 2

Në rubrikën ?Ka një mesazh për ty?, në Tv Klan ishte e ftuar Feride Tahiri, e cila tregoi një histori të pazakontë. Ajo është nga Kosova, por prej vitesh jeton në Gjermani. Feride në studio tregoi se kur mamaja e saj ishte tre javëshe pësoi hemoragji dhe ndërroi jetë.
Babai i saj mbeti vetëm me dy vajzat, njërën 3 vjeç dhe Ferideja 3-javëshe. Për shkak se nuk mundej dot të kujdesej për to, ai vendosi që Feriden ta jepte tek komshinjtë, të cilëve iu dha gjithë orenditë e shtëpisë në mënyrë që të kujdeseshin për të.
Por për shkak se ata nuk kujdeseshin mirë për të, babai i saj vendosi ta jepte për birësim shumë afër shtëpisë ku jetonte, në mënyrë që vogëlushja e tij të mos ndahej nga e motra dhe prej tij.
Teksa po rritej, Ferideja nuk e dinte që shoqja me të cilën ajo luante ishte motra e saj. Gjaku dukej se e thërriste dhe ajo mezi priste të shkonte në familjen e mikes së saj, pa e ditur që ishte familja e saj gjithashtu.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS