#rtvora #oranews
Një 13 vjeçare ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm në Shkodër ndërsa baraket ku jetojnë komuniteti rom u përfshinë nga zjarri.
Viktima është identifikuar si Gj. Dashi.
Policia dhe shërbimi zjarrfikës me dy mjete kanë ndërhyrë në zonë për shuarjen e flakëve.
Raportohet se janë djegur disa barake.
"Është një zjarr i rënë në orët e para të mëngjesit në zonën ku jeton komuniteti rom. Janë shkrumbuar disa baraka që ndodhen ngjitur me njëra-tjetrën. Për pasojë ka gjetur vdekjen një 13 vjeçare. Dy mjete zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit" raportoi gazetari Bepin Kolvataj.
Dyshohet që zjarri ka ndodhur si pasojë e pajisjeve ngrohëse që këto familje përdorin për të sfiduar të ftohtin.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/zjarr-ne-baraket-e-komunitetit-rom-ne-shkoder-vdes-13-vjecarja
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp