Gent Bejko ishte sot në "Wake Up" në një tjetër intervistë në skype për projektin e tij më të fundit ku ai është regjisor. Bëhet fjalë për "Një komedi e tenorëve" të autorit Ken Ludwig, e cila ka pasur premierën në 6 shkurt për të vijuar deri të shtunën në 15 shkurt. Kjo nuk është hera e parë që Genti angazhohet si regjisor në shfaqje të ndryshme në Kanada. Duke iu referuar kritikave dhe komenteve në rrjetet sociale kuptojmë se shfaqja po ecën shumë mirë në "Lakeshore Players Dorval". Ngjarjet e kësaj vepre zhvillohen në një suitë hoteli, janë katër tenorë, dy gra, tre shoqe dhe një skenë me publik që brohorasin duke pritur koncertin e shekullit. Ngjarjet zhvillohen në Parisin e viteve 1930. Në do të përpiqemi të kuptojmë sot se si e ka sjellë Gent Bejko këtë vepër për ta bërë sa më të prekshme për publikun e sotshëm. Gent Bejko prej vitesh jeton në Montreal të Kanadasë së bashku me bashkëshorten Xhoi dhe dy fëmijët e tyre. Asnjëherë ai nuk është shkëputur nga profesioni, të cilin vijon ta ushtrojë duke qënë pjesë e shfaqjeve apo serialeve të ndryshme. Më herët ai interpretoi në komedinë e zezë "The Pillowman" të Martin McDonagh, në rolin e një dedektivi të rreptë të quajtur Ariel (një ndër aktorët kryesorë).
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel