VLORË-Pas rikonstruksionit të bulevardit 'Ismail Qemali' në qytetin bregdetar të Vlorës, ka nisur një tjetër projekt pranë tij, rikonstruksioni i fasadave në të dy anët e bulevardit. Projekti me vlerë 65 milion lekë është një bashkëpunim i bashkisë së Vlorës, i financuar nga fondi shqiptar i zhvillimit .
Do të ndërhyhet në 29 objekte përgjatë bulevardit, ku shumica janë ndërtesa mbi 30 vjeçare, ndërkohë në katet e para ka edhe biznese private.