Rama për prokurorët dhe gjyqtarët 'KÇK': Fuqi ILD-së t'i hetojë, krimi i organizuar do 'varroset'

Report TV 2020-02-13

Views 0

Kryeministri Edi Rama, këtë të mërkurë nga Kuvendi, duke folur rreth paketës 'Anti-KÇK' ka thënë se do t?i jepet fuqi dhe kompetencë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë të nisë menjëherë hetimin për të gjithë ata gjyqtarë e prokurorë të korruptuar që duke ditur se do të shkarkohen kryejnë krime në drejtësi.

Sipas kreut të qeverisë, të gjithë këta prokurorë dhe gjyqtarë të cilët janë shkarkuar nga vettingu zyrtar do t'i nënshtrohen një tjetër 'vettingu' ku do u duhet të justifikojnë pasurinë e tyre dhe nëse nuk e bëjnë këtë ata do të përfundojnë në burg. Tashmë Inspektori i Lartë i Drejtësisë sa herë do të ketë një denoncim të arsyeshëm apo çështje të tjera që vihet në dijeni përmes medias apo referimeve të tjera, brenda 3 ditëve KLGJ apo KLP me kërkesë të ILD duhet të marrë një vendim të arsyetuar për pezullimin e menjëhershëm të gjyqtarit apo prokurorit të dyshuar në shkelje, duke mos pritur përfundimin e hetimit. ILD që brenda tre ditëve duhet t'i pezullojë dhe pas vettingut të dytë ku duhet të justifikojnë pasurinë dosjet e tyre do t'i kalojnë SPAK. Më pas SPAK do t'i kalojë dosjet tek Gjykata Speciale dhe kjo e fundit do t'i dërgojë në burg.

" Sot ne i japim një fuqi të re ILD, duke i dhënë mundësi ILD të reagojë në mënyrë të menjëhershme ndaj vendimeve haptazi korruptive dhe kriminale të gjykatësve, duke kërkuar pezullimin e tyre nga detyra brenda 3 ditëve. Sot ne i japim ILD instrumentin e pezullimit të menjëhershëm, duke i hapur rrugë hetimit të menjëhershëm të gjykatësve në fjalë. Nëse ata mendojnë se do kapin ç?të kapin, derisa t?iu vijë vettingu, do iu bëhet më keq se Vettingu, që do të thotë menjëherë verifikim i figurës dhe pasurisë. Gjithashtu, menjëherë hapjen e procesit penal dhe dërgimin pas hekurave, bashkë me shokët. " tha Rama.

Kryeministri Rama në fjalën e tij është shprehur se ofensiva kudër krimit të organizuar me KCK është bërë në mënyrë që të shkatërrohen këto grupe. Kryeministri është shprehur se do të punohet nga dy anët e medaljes, atë të goditjes së pasurisë së kriminelëve dhe në anë tjetër gjykatësve dhe prokurorëve të cilët mbrojnë krimin e organizuar.

Share This Video


Download

  
Report form