“Fake news”/ “Facebook” bashkëpunon me “Reuters”

Top Channel Albania 2020-02-13

Views 0

Gjiganti Facebook ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me agjencinë e lajmeve, Reuters për të verifikuar materialet e publikuara në këtë rrjet social, përfshirë edhe aplikacionin tjetër, Instagram.


Nën presion për luftim të lajmeve të rreme para zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në Shtetet e Bashkuara, Facebook ka nisur një pilot-program amerikan nga dhjetori i vitit të kaluar për të vërejtur më shpejt dezinformatën. Ky veprim ka ardhur pasi agjencitë amerikane të inteligjencës kanë thënë se hapësirat e rrjeteve sociale janë shfrytëzuar në fushatën ruse me qëllim të ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Moska në anën tjetër mohon këto pretendime. Agjencia e lajmeve, Reuters ka thënë se ka krijuar një departament të ri për të verifikuar fotografitë, videot, titujt dhe materialet tjera që publikohen në Facebook për audiencën amerikane në gjuhën angleze dhe atë spanjolle. Përveç Reutersit, Facebook bashkëpunon edhe me agjenci tjera informative siç janë Associated Press dhe Agence France-Presse.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Facebook#Reuters#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form