Ministri i brendshëm teknik, Naqe Çulev, do ta informojë Qeverinë për çështjen e dokumenteve të udhëtimit. Aktualisht, siç tha Çulev, 14.900 qytetarë janë duke pritur që t?u lëshohen pasaportat, ndërsa ka vetëm rreth 4,900 formularë. Dërgesa e re nga operatori ekonomik ?Veridos? duhet të arrijë për më shumë se një muaj, prandaj po bëhen përpjekje për t?u shkurtuar periudha e prokurimit. Për problemin me lëshimin e dokumenteve të udhëtimit ministri edhe sot e fajësoi paraardhësin e tij, Oliver Spasovski.