Vendosen lule në vendin që një vit më parë u përgjak nga aksidenti tragjik me autobus. Në Llaskarcë ende pa zbardhur dita, familjarët ndezën qirinj në shenjë përkujtimi për 16 viktimat. Kjo lëndinë më 13 shkurt të 2019-tës, ishte tmerri i udhëtarëve të autobusit ?Durmo Tours?, i cili nga autostrada humbi kontrollin duke lënë të lënduar edhe 37 të tjerë. Të mbijetuarit i gëzohen jetës, por thonë se i vuajnë pasojat fizike dhe mendore. Edhe banorët e fshatit që dolën të ndihmojnë, e përkujtojnë këtë ditë.