Njëri nga tre shtetasit e Maqedonisë së Veriut që ndodhen në karantinë në anijen ?kruzer? në Japoni është prekur nga virusi Covid ? 19, ndryshe i njohur si korona. Autoritetet shëndetësore në vend thanë se shtetasi i prekur tanimë është dërguar në Spitalin e Jokohamës për mbikqyrje mjekësore por shtojnë se bëhet fjalë për një formë të lehtë të virusit. Nga Instituti i Shëndetit Publik thanë se janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet Japoneze shëndetësore për monitorimin e gjendjes së shtetasve tanë. Ministri i Shëndetësisë i Japonisë tha se zbarkimi i personave të tjerë të cilët nuk janë të infektuar me virus mund të fillojë përpara datës 19 shkurt, atëherë kur duhet të përfundojë faza e qëndrimit në karantin.