#rtvora #oranews
Tragjedi në familjen e Ylber Totës në fshatin Ostren të Madh në Bulqizë.
Tre pjesëtarët e saj, Rajmonda dhe dy fëmijët, Rudina dhe Fatjoni humbën jetën si pasojë e helmimit nga bombola e gazit, ndërsa më e vogla, Merita, rreth 14 vjeç po lufton me vdekjen.
40 vjeçarja dhe dy fëmijët e saj u gjetën të vdekur brenda në banesë, ndërsa vajza e tretë është dërguar në spitalin e Peshkopisë.
"Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R.T, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit" njoftoi sot në mesditë policia.
Hetimet- Dyshimet janë se vdekja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa një e afërm e tyre zbuloi sot në mëngjes (14 shkurt) tragjedinë në fshatin në kufi me Maqedoninë e Veriut. Vajza ndodhet në spitalin e Peshkopisë dhe është kërkuar një helikopter për të qëndruar në gadishmëri në rast nevoje. Ylberi kryefamiljari ndodhet në Greqi për të siguruar të ardhurat familjare.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/shperthen-bombola-e-gazit-ne-bulqize-3-te-vdekur-dhe-nje-i-plagosur-rende
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp