Report TV - Të hënën hapen aplikimet për kreditë e buta në Tiranë (Afati dhe kriteret)

Report TV 2020-02-14

Views 0

1000 familje në bashkinë e Tiranës do të përfitojnë kredi të buta, ku kategoritë më të favorizuara janë çiftet e reja, gratë kryefamiljare dhe komuniteti rom. Aplikimet për kreditë e buta nisin më 17 shkurt dhe do të zgjasin një muaj, deri më 17 mars. Drejtoresha e Shërbimit social Anisa Subashi shprehet se për t'u bërë përfitues i kredisë, aplikusi duhet të ketë të ardhura mujore nga 31 mijë lekë deri në 115 mijë lekë.

?Për një muaj të gjithë qytetarët e Tiranës kanë të drejtë të aplikojnë. Të plotësojnë një formular me vetë deklarim. Pra është nga 17 shkurti deri më 17 mars. Risia e këtij viti është që ne kemi 1 mijë kredi. Në vitet e kaluara kreditë kanë qenë më të pakta. Familjet duhet të kenë një të ardhur mujore jo më të vogël sesa 31 mijë lekë dhe jo më shumë sesa 115 mijë lekë. Prioritet janë çiftet e reja, gratë kryefamiljare dhe komuniteti rom? tha drejtoresha e Shërbimit Social në Bashkinë e Tiranës, Anisa Subashi.Ndër të tjera Subashi shpjegon se përfituesit do të paguajnë norma fikse të interesit 3%, për një afat kohor maksimal nga 30 deri në 35 vjet. ?Ne ofrojmë shërbim në tre banka që qytetarët të kenë oferta të ndryshme. Përsa i përket afateve të pagesës dua të theksoj se sivjet kemi edhe një risi tjetër. Afati për të shlyer kredinë është nga 30 deri në 35 vjet. Norma e interesit është fikse dhe të gjithë qytetarët do të paguajnë 3%? , shtoi Anisa Subashi.  Subashi ju bën thirrje aplikuesve që të kenë kujdes në plotësimin e dokumentacionit dhe paraqitjen e tyre brenda afatit kohor, pasi në të kundërt, do të jenë automatikisht të përjashtuar nga programi për përfitimin e kredive të buta.

Share This Video


Download

  
Report form