Më 20 Janar, Elisa Spiropali u bë nënë për herë të dytë. Ajo lindi djalin, të cilin e quajti Kren. Por 10 ditë pas lindjes, Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin iu rikthye punës.
Ajo ishte këtë të premte në emisionin ?Zonë e Lirë?, ku tregoi se pse i ka vënë fëmijëve emrat Kren dhe Nalta. Ministrja u shpreh se gjithmonë i kanë pëlqyer emrat e shkurtër dhe se tngëllojnë bukur.
Arian Çani: Kreni Elisa ka lindur dy vite pas Naltës?
Elisa Spiropali: Jo ka lindur 5 vjet pas Naltës. Koha ikën shpejt, vetëm ti nuk ndryshon.
Arian Çani: Të falenderoj shumë. Unë të pyeta Elisa në telefon si ka mundësi që çunin e quajte Kren dhe vajzën Nalta? I thashë bashkëshorti nga është me origjinë, nga jugu tha. Si ka mundësi që ke quajtur vajzën Nalta dhe çunin Kren. Pra dy emra gegërisht. Nalta lart dhe Kren kokë. Po t?i bashkosh të dyja bashkë bën Krenalta. E kishe menduar këtë gjë?
Elisa Spiropali: Patjetër.
Arian Çani: Elisa më tha Arian, gegërishtja është rrënja e gjithçkaje, kështu shpjegohet dhe greqishtja e lashtë. A është e vërtetë kjo që thotë Elisa që gegërishrja e lashtë shpjegon greqishten apo mos është ndonjë mit dhe Elisa ka lënë viktimë.
Arjan Curi: Unë gjej afrimitet me toskërishten.
Elisa Spiropali: Mua më tingëllojnë bukur të dyja fjalët dhe më duken më muzikale. Këtë gjë ma pyesin edhe familjarët, por besoj janë dy emra të bukur dhe më pëlqen gegërishtja si tingëllon. Të dyja fjalët janë shqip, të shkurtër, të bukur. Gjithmonë nuk më kanë pëlqyer emrat Xhenifer, Tom. Ndoshta ngaqë kam jetuar në Amerikë dhe kam një distancë nga ajo. Më pëlqejnë emrat e shkurtër shqiptarë dhe të tillë i vura./tvklan.al