Edhe një plaçkitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në orën 21 e 37 minuta në një bastore në qendër të Shkupit. Sulmuesi duke kërcënuar se ka armë, ka hyrë në ndërtesën në Rrugën ?Sreçko Puzhalka? dhe ka vjedhur paratë e qarkullimit ditor. Të lënduar nuk ka, ndërsa nga Ministria e Brendshme thonë se po punojnë në zbardhjen e rastit, si dhe zbardhjen e vrasjes së dyfishtë që ndodhi në të njëjtën ditë në kazinon Vegas në rrugën e Kaçanikut.