Në shpellën e Anglezit/ Stalakmidet dhe stalaktidet miliona vjeçare e gjurmët e luftës II Botërore

Top Channel Albania 2020-02-16

Views 3

Gadishulli i Karaburunit është i njohur për bukuritë e gjireve në brendësi të saj, Gjiri I Anglezit dhe shpella po me të njëjtin emër një nga zonat me të bukura..


Një ndër gjiret tepër të veçantë në Karaburun është ai i Anglezit ose siç i thonë banorët e fshatit Dukat, Gjiri I Anglezit që dikur njihej si gjiri ?I Gjon Gjilekës?. I vetmi mjet për të shkuar në këtë zonë është skafi.

Këtë gji e bën të bukur jo vetëm pozicioni, por shpella e ?Anglezit ?. Pak kush e di që emri i gjirit u vendos nga banorët e zonës së Dukatit për shkak se vendi u përdor nga Majori Britanik Anthony Quayle për të sjellë armë dhe ndihma për luftëtarët shqiptarë gjatë luftës së dytë botërore.

Teksa futesh brenda në shpellë, e cila ndodhet në një terren të vështirë, mrekullohesh nga bukuria natyrore e stalakmideve dhe stalaktideve miliona vjeçare por dhe surprizohesh nga gjurmët historike që gjenden aty; armë luftarake të periudhës l 1943-1944.

Grupi I Top Channel është I pari që hyn në këtë shpellë për të eksploruar bukurinë dhe historinë e rrallë e saj.

Kjo shpellë dhe ky gji ,bukuria dhe gjurmët historike që gjenden aty vërtetojnë mjaft qartë se ?njeriu? s?ka arrit dot të depërtojë dhe të ?pluhuros ose shkatërrojë bukurinë dhe historikun e saj.

Hyrja është shumë e veçantë dhe e vogël. E gjitha sipërfaqja e kësaj shpellë është e mbushur me Stalaktide dhe Stalakmide, por ende duken qarë dhe gjurmët e luftës së dytë botërore nga shtatet e mitralozave dhe armë të tjera

kjo shpellë është kaq e veçantë për biodiversitetin, gjeologjinë dhe historikun e saj . Agjencia e zonave te mbrojtura përpiqet ta promovojë këtë shpellë unike por dhe ta mbajë të?izoliar ?nga turet turistike? duke evituar dëmtimin dhe pasojat qe fluksi turistik sjellë.

Kjo shpellë duhet të konsiderohet si monument dhe për të patur bukurinë dhe historikun e saj sa më gjatë duhet që të lejohen për eksplorim vetëm guidat profesionale.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Karaburun#Anglez#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form