http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partia Demokratike bëri këtë të mërkurë disa propozime për reformën zgjedhore. Në tryezën ku u ulën bashkë me ekspertët e OSBE/ ODHIR, demokrati Oerd Bylykbashi ka dorëzuar propozimet. Për mediat, ai zbardhi disa nga këto propozime. Përveç hetimit të krimit zgjedhor nga SPAK, PD kërkon edhe që Policia e Shtetit që të mbrojë ata që denoncojnë krime zgjedhore. ?Është roli i Policisë së Shtetit në një kuadër masash që garantojnë fushën e barabartë të lojës. Futja e një numri instrumentesh që kanë të bëjnë me të drejtën dhe mbrojtjen e subjekteve që do të denoncojnë krimet zgjedhore, rol të shtuar për Policinë Gjyqësore dhe elementë të tjerë që garantojnë sekretin dhe lirinë e zgjedhësve në procesin e votimit.? Sipas Bylykbashit, paketa e propozimeve të PD u jep drejtim çështjeve që janë me ndikim shumë negativ mbi procesin zgjedhor.