?Kemi 4 ditë që kemi refuzuar ushqimin, për me ardh drejtuesi i Institucionet për me u marrë vesh me ta, sepse kushtet shëndetësore nuk funksionojnë, nuk ka doktor, nuk ka dentist??.
Kjo telefonatë e mbërritur në redaksinë e televizionit Klan nga Burgu i Reçit denoncon mungesën e shërbimit shëndetësor dhe të kushteve të tjera aty. 29-vjeçari Mikel Thani, që vuan dënimin në këtë institucion, thotë se janë 30 persona që kanë nisur një grevë urie në shenjë proteste.
?2 -3 muaj që s?ka mjek, vetëm të jesh duke vdekur të nxjerrin. Burgu quhet VIP, por ne lahemi nga 13 muaj me ujë të ftohtë. 90% e të burgosurve janë të ftohur?.
Sipas Thanit përpjekjet për te folur me drejtuesin e burgut janë përcjellë me kërcënime.
?Na kërcënojnë me transferime nëse ngremë zërin, edhe pse kërkojmë të drejtat tona?.
Pretendimet e Mikel Thanit Tv Klan ja adresoi Ministrisë së Drejtësisë dhe drejtorisë së përgjithshme të burgjeve të cilat zgjodhën të mos përgjigjen.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit thotë se ka marre vazhdimisht ankesa nga të dënuarit e këtij burgu.
?Në 7 mujorin e fundit kemi pasur 21 ankesa nga të burgosurit e Reçi.. Janë bërë kryesisht në formë telefonike dhe kanë pasur në fokus mungesën e shërbimit shëndetësor. Nga konstatimet tona ka pasur vakancë me mjekun stomatolog, me mjek të specializuar, mungesë të një kardiologu dhe psikiatri?.
Nga një monitorim i kryer nga Korriku i vitit 2019 nga Komiteti i Helsinkit, është konstatuar se në këtë burg ka edhe 77 vende vakante për punonjësit e policisë.
?Problemi është që ky institucion është larg qytetit të Shkodrës?.
Komitetit Shqiptar i Helsinkit thotë se mungesa në shëndetësore dhe të kushteve higjeno-sanitare janë konstatuar edhe në burgun e Peqinit, Burrelit dhe Zaharisë. Por Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Ministria e Drejtësisë nuk i kanë adresuar dot deri tani këto problematika.
Tv Klan