Këto pamje të rralla tregojnë stuhinë e dëborës që përfshiu fillimisht brigjet veriore të Turqisë, përgjatë Detit të Zi që përshkoi më pas thuajse gjithë territorin e vendit.
Autoritetet thanë se 13 refugjatë humbën jetën pasi hynë në territorin turk nga kufiri me Iranin.
Aventurat në këto ditë të rralla për zonat e ulëta për pak sa nuk i morën jetën këtyre të rinjve, që rrëshqisnin me slitë në rrugët e qytezës bregdetare veriore të Xhiresunit.
Dëbora përfshiu edhe vende të tjera të rajonit. Ndërsa nëpër Europë ka arritur në 9 numri i viktimave të stuhisë së fuqishme Ciara me shpejtësi ere mbi 140 km/orë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme thuajse në të gjitha vendet e Europës Veriore e Qëndrore. Mijëra fluturime e udhëtime hekurudhore janë anuluar. Ndërsa vala e motit të keq po i afrohet juglindjes së kontinentit dhe pritet të përfshijë edhe Shqipërinë.
Tv Klan