Sigurimi i Shtetit në fillim të viteve ?90 deklaroi 13 mijë të arratisur përgjatë viteve 44-90. Ata u quajën si emigracion politik, të arratisur apo grupe diversante.
Autoriteti i Informimit të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit përllogarit rreth 90 mijë dosje dhe fashikuj që hedhin dritë mbi këtë çështje. Disa prej tyre janë hapur dhe do bëhen publike në një konferencë shkencore që do të mbahet të mërkurën lidhur me këtë çështje. Qëllimi është hedhja dritë mbi mite që deri tani janë konsideruar ?të paprekshme?.
Në Shqipëri, drejtuesit e lartë të regjimit i konsideruan emigrantët politikë shqiptarë si tradhtarë të atdheut, për shkak të qëndrimeve që kishin mbajtur gjatë Luftës së Dytë Botërore, angazhimit të tyre me shërbimet e huaja të inteligjencës, apo kundërshtisë ndaj regjimit. Në emigracion shumë prej tyre u shndërruan në zëra të spikatur në jetën akademike, dhe nuk reshtën duke ngritur zërin kundër totalitarizmit shqiptar.
Mbi veprimtarinë e emigracionit politik shqiptar ende nuk ka botime akademike serioze. Gjithashtu ende nuk dihet nëse ka raste kur këta të arratisur janë angazhuar në operacione pro sigurimit të shtetit. Gjatë kësaj kohë rreth 370 familje në Tiranë survejoheshin nga sigurimi lidhur me çështjen e emigracionit politik.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopChannel