Kush vjedh energjine paguan 6 muaj konsum

RTV KLAN 2020-02-19

Views 11

Personat të cilët vjedhin energjinë elektrike, jo vetëm do të procedohen penalisht, por edhe do të paguajnë për dëmin ekonomik që i kanë shkaktuar kompanisë së shpërndarjes OSHEE dhe qytetarëve.

Një vendim i Entit Rregullator të Energjisë është bërë së fundmi i zbatueshëm, ndërsa deri tani janë afro 50 raste të cilët përveç kallëzimit penal, do të kenë 30 ditë afat për të paguar energjinë e vjedhur, në të kundërt OSHEE do t?i bëjë ndërprerjen e energjisë.

Ermal Murati, drejtor i Leximit dhe Matjeve në kompaninë OSHEE, thotë se aplikimi i kësaj skeme vendos balancë të drejtë mes qytetarëve që vjedhin dhe atyre që paguajnë energjinë.

Për abonentët që janë familjarë, pagesa në rastin e kapjes së vjedhjes do të jetë sa për 6 muaj konsum energjie, 1920 kilovat/orë, kundrejt një çmimi mesatar prej 13 Lekësh. Për bizneset, detyrimi për të paguar energji në rast të lidhjeve të paligjshme shkon nga 7 mijë deri në 250 mijë kilovat/orë për konsumatorët e mëdhenj.

Mesatarisht konsumatorët familjarë që vjedhin energjinë do të duhet të paguajnë rreth 30 mijë Lekë të rinj. Ata kanë të drejtë në rast se nuk janë dakord me akuzën e lidhjes së paligjshme të rrjetit të energjisë të ankimojnë brenda 7 ditëve pranë Entit Rregullator vendimin e OSHEE-së.

Aktualisht humbjet në rrjetin e energjisë elektrike kanë rënë në 21.7% të totalit të energjisë nga 45% që ishin në 2013-n, ku 7% vijnë për shkak të lidhjeve të paligjshme.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form