#rtvora #oranews #diteere
I ftuar në ?Dirë e re? në TV Ora, ish-ministri Gazmend Oketa ka folur për karrierën e tij politike si ministër dhe deputet.
Ai është shprehur se në zgjedhjet e 2005 u fut si qytetar dhe pret që të dalë nga politika si i tillë.
Për Oketën, të qëndrosh i ndershëm në politikë është e vështirë, si dhe shton ai, sheh politikanë që futen në politikë pas asnjë mundësi financiare, por pasurohen më pas.
Gazmend Oketa: Në daljen time të parë në zgjedhjet e 2005 kam thënë që të futem si qytetar dhe të dal si qytetar. Kjo më ka lehtësuar angazhimin tim politik. Që të qëndrosh në politikë i ndershëm, të themi, është e vështirë kudo. Këtu fatkeqësisht është ai korrupsioni i përditshëm. Sheh politikanë që futen pa asnjë mundësi financiare dhe në pak vite kanë kaluar njerëz që kanë kaluar njerëz që kanë punuar me korrektësi për 30-40 vite.
Oketa ka prekur edhe çështjen e largimit të shqiptarëve, duke thënë se shoqëria po i largohet një problemi që ka krijuar vetë.
Sipas tij sepse ka mbështetur produkte politike që nuk e kanë çuar para vendin, duke mos dashur të përballen me këtë realitet, duke zgjedhur largimin.
Gazmend Oketa: Ata që po largohen nga Shqipëria, duket sikur shoqëria jonë po i fshihet një problemi që e ka krijuar vetë. Si fillim duke mbështetur edhe produkte politike që duhet ta kishte çuar me para Shqipërinë. Po ashtu kërkojmë që gjithçka ta zgjidhim familjarisht edhe në politikë, kështu sistemi i meritës nuk ka funksionuar. Ata që kanë ëndrra dhe aftësi profesionale, nuk po përballen me këtë realitet, por kanë vendosur që të largohen.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/gazmend-oketa-shqiptaret-po-largohen-sepse-po-i-fshihen-nje-problemi-qe-kane-krijuar-vete
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp