http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Naftëtarët e Ballshit nuk kanë arritur një marrëveshje me kompaninë private.Sikundër paralajmëruan mëngjesin e kësaj të hëne, ata do të futen në grevë urie, duke iu bashkuar kështu punonjësve të nënsatcionit eletrik dhe pompimit të ujit në Poçem. Këta të fundit ndodhen në ditën e pestë të grevës.Kompania private i kishte ofruar punëtorëve kontratë të re në muajin mars, pa njohur pagat e prapambetura, por naftëtarët nuk janë dakordësuar.Punëtorët e kanë nisur grevën e urisë në mjediset e qendrës shëndetësore që ndodhet pranë uzinës.