Covid-19 vret më shumë burrat/ Në Kinë 2000 viktima nga sëmundja, 74 mijë të prekur

Top Channel Albania 2020-02-19

Views 1

Qendra kineze për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Profilaksinë (CCDC) publikoi studimin më të detajuar deri tani për koronavirusin.


Të dhënat e saj mund të ndihmojnë të vlerësohet saktë se sa i rrezikshëm është në të vërtetë COVID-19. Virusi i ri ka marrë tashmë mbi 2000 jetë njerëzish në Kinë e rastet e konfirmuara shkojnë në gati 74.200. Ekspertët thonë megjithatë se në përgjithësi, sëmundja ka pasur një ecuri të butë ne 80 përqind të rasteve; 13,8 përqind e të infektuarve sipas tyre janë sëmurur rëndë dhe vetëm 4,7 përqind janë klasifikuar në gjendje kritike. Rrezikshmëria më e lartë është për moshat mbi 80 vjeç dhe personat që vuajnë nga sëmundje kronike.

Fëmijët e vegjël deri në nëntë vjeç thuajse nuk janë prekur nga virusi i ri, që aktualisht në këtë grupmoshë nuk ka pasur raste vdekjesh. Vdekshmëria është më e lartë është tek meshkujt me (2,8 përqind) sesa tek femrat (1,7 përqind). Shqetësues mbetet rreziku për personelin mjekësor në provincën e prekur te Hubeit. Sipas studimit të ri janë infektuar gjithsej 3019 të punësuar në sistemin e shëndetësisë. Pesë prej tyre kanë vdekur prej virusit gjatë periudhës së vëzhgimit. Studimi le të kuptohet, se rënia e numrit të të infektuarve flet për një tendencë në ulje në përgjithësi të kurbës së epidemisë. Sipas këtyre të dhënave në zbehjen e epidemisë ka influencuar pozitivisht edhe ndalimi i lëvizjes nga provinca e prekur Hubei në pjesë të tjera të vendit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Covid19#China#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS