Report TV - 'Qetësohet' situata e gripit/ Pediatrja: Fluksi në rënie krahasuar me muajin janar

Report TV 2020-02-19

Views 3

TIRANE- Gjatë javës së fundit është ulur umri i rasteve me grip në të gjithë vendin. E njëjta gjë konfirmohet dhe nga mjekët pediatër të cilët thonë se fluksi në qendrat shëndetësore ka rënë dhe nuk është më i njëjtë me atë numër fëmijësh që paraqiteshin gjatë janarit për të marrë ndihmë mjekësore.

Pediatrja Anila Sevdari thotë për Report TV se ka rënie të fluksit nëpër qendrat shëndetësore krahasuar me muajin janar, ku tashmë ka rreth 30 vizita në ditë.?Ka pasur një rënie të fluksi, ka qenë shumë më shumë disa javë përpara por këto ditë ka akoma vizita por fluksi ka rënë. Janë po të njëjta shenja, simptoma me rrufë më hundë me kollë me temperaturë disa ditore dhe shumë të lartë. Po të krahasojmë muajt, janarin me shkurtin kemi një ndryshim sepse në janar është bërë një fluks për secilin mjek mbi 700-800 vizita, në shërbim ambulator. Ndërsa në shkurt jemi shumë më pak në krahasim me janarin, mesatarisht në ditë mund të vizitohen 30 fëmijë në një mjek?-u shpreh pediatrja.

Share This Video


Download

  
Report form