#rtvora #oranews
Kuvajti 59 vite shtet i lire dhe i pavarur. Mbrëmja e 19 shkurtit në festen kombëtare të vendit të lindjes së largët mblodhi në një ceremoni festive personalitete të vendit.
Presidenti i Republikës Ilir Meta, kryetari i PD Lulzim Basha, deputete, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë, përfaqësues të medias e biznesmenë uruan ditën më të rëndësishme të Kuvajtit.
Ambasadori në fjalën e tij e vuri theksin te marrëdhëniet e shkëlqyera midis Kuvajtit dhe Shqipërisë dhe investimeve të këtij shteti në Shqipëri.
"Ndihma humanitare e Kuvajtit e pranishme në shumë qytete të Shqipërisë nuk është ndërprerë që nga viti 1992 deri më sot. Përkundrazi, është rritur në sektorë të ndryshëm si në shëndetësi dhe arsim me realizimin e projekteve që kapin vlerën e 111 mln eurove. Në përmbushje të përpjekjeve të Kuvajtit në sektorin e zhvillimit, ne vendosëm një shenjë të spikatur në këtë sektor duke shprehur përmes tij edhe qëndrimin zyrtar të shtetit të Kuvajtit", u shpreh ambasadori i Kuvajtit.
Torta e ditëlindjes se shtetit të Kuvajtit, u pre në mënyre simbolike nga ambasadori i Kuvajtit dhe nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kuvajti-59-vite-shtet-ambasadori-ndihmat-shqiperine-qe-prej-vitit-1992
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp