"Personi qe pelqeja u frikesua kur kuptoi problemin qe kisha"

RTV KLAN 2020-02-21

Views 0

23-vjeçarja, Ela Shpata ka rrëfyer ditën e sotme në programin ?Historia ime?, në TV Klan problemet e saj me lëkurën dhe sesi jeta e saj ndryshoi në momentin që infeksioni u shfaq.
Ela tregon se fillimisht nisi si infeksion në gojë, kur ishte 15 vjeç, por pastaj gradualisht u përhap dhe në pjesë të tjera të trupit. Kjo gjë i shkaktoi asaj varje të lëkurës dhe mjekët i thanë se zgjidhja e vetme është ndërhyrja kirurgjikale estetike.
Ela e ka përjetuar shumë keq këtë ndryshim në jetën e saj. Ajo ka humbur personin që donte sepse ai e braktisi pasi vuri re problemin me lëkurën e saj.
E dëshpëruar, 23-vjeçarja kërkon të gjejë zgjidhje dhe të mund të ndërtojë një jetë dhe familje, si vajzat e tjera të moshës së saj.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS